“Nuk tërhiqem”/ Cristiano Ronaldo përgënjeshtron motrën e tij: Nuk marr më vendime të nxituara
Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka deklaruar se nuk do të vendosë për të ardhmen e tij me kombëtaren deri në përfundim të Kupës së Botës, duke theksuar se aktualisht fokusi i vetëm është turneu. 41-vjeçari kontribuoi në kualifikimin e Portugalisë në fazën e 1/8 së finales, pasi shënoi nga pika e bardhë në fitoren 2-1 ndaj Kroacisë të enjten në Toronto. I pyetur për raportimet në mediat portugeze se mund të tërhiqet nga kombëtarja pas këtij Botërori, sulmuesi i Al Nassr u shpreh se vendimi do të merret vetëm pasi të përfundojë turneu. “E ardhmja nuk është e rëndësishme tani. Do të flas për këtë më vonë. Pas përfundimit të turneut, qoftë me fitore apo humbje, do të bisedoj me familjen dhe më pas do...
Burimi:
ntv.al