Nuk i mjafton super ekipi që ka, Luis Enrique kërkon 3 super transferime. Kosto totale rreth 300 milionë euro

Nuk i mjafton super ekipi që ka, Luis Enrique kërkon 3 super transferime. Kosto totale rreth 300 milionë euro

12 Maj 2026 20:12 Telesport Pavarësisht se ka një ekip shumë të fortë dhe të aftë për të fituar çdo trofe të mundshëm, Luis Enrique ka kërkuar nga drejtuesit e klubit tre transferime gjatë merkatos së verës, bëjnë me dije mediet franceze. Objektivi i parë është Julian Alvarez, për të cilin ka një interes konkret edhe nga Barcelona. Luis Enrique e sheh Alvarezin si profilin ideal për qendrën e sulmit dhe zëvendësuesin më të mirë të mundshëm në rast të një largimi të Dembele. Atletico kërkon 200 milionë euro për të lënë të lirë Alvarez, PSG është e gatshme të ofrojë deri në 120 milionë euro. Objektivi i dytë është Yan Diomande, anësori nga Bregu i Fildishtë i cili po shkëlqen në sezonin e tij...