“Nuk është e lehtë të vish në fund të sezonit, s’kemi pasur shumë kohë”/ Maran: Izraeli? Do të jetë një test i mirë
Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, foli në prag të ndeshjes së tij debutuese në krye të kuqezinjve. Para takimit me Izraelin, tekniku italian u shpreh se është e vështirë që një ekip të konsolidohet në kaq pak ditë, sidomos në fundin e sezonit, por shtoi se skuadra do të bëjë çmos për të marrë fitoren në miqësore. “Është e rëndësishme të theksoj që kam parë një gatishmëri nga lojtarët. Nuk është e lehtë të vish në fund sezoni. Kam shumë gjëra në mendje, por më e rëndësishmja është që të ketë një skuadër funksionale që i luan këto dy ndeshje. Janë dy ndeshje që do të masin forcën dhe do të duhet të llogariten për të dyja rastet. Kjo është ajo që...
Burimi:
sot.com.al