“Nuk do të luaj deri 40 vjeç”, Mbapeja i thur elozhe Mesit: Ai është më i mirë se mua
Kilian Mbape ka folur me superlativa për Lionel Mesin. I pyetur nga gazetarët se cili është më i miri mes tij, Kejnit, Halandit dhe Mesit, sulmuesi francez nuk ka pasur dyshime për përgjigjen e tij. Mbapeja ka thënë se Mesi dhe Ronaldo janë dy lojtarët më të mirë në botë. Megjithat? ai ka pranuar se nuk do ta ketë jetëgjatësinë e tyre futbollistike. “Më i miri midis Kejnit, Halandit, Mesit dhe meje? Mesi, kjo është e qartë. Ai është më i miri përkrahë Kristianos. Nuk do të luaj futboll në moshën 40 vjeçare… do të më kishit nxjerrë jashtë deri atëherë”, ka thënë Kilian Mbapeja./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com