Një reportazh nga FSHF TV / “Shtëpia e Futbollit”, aty ku po ndërtohet e ardhmja e futbollit shqiptar

Një reportazh nga FSHF TV / “Shtëpia e Futbollit”, aty ku po ndërtohet e ardhmja e futbollit shqiptar

“Shtëpia e Futbollit”, kompleksi sportiv më modern në Ballkanin Perëndimor, është kthyer prej vitit 2022 në një nga qendrat më të rëndësishme sportive në Shqipëri. E pozicionuar pranë Liqenit Artificial të Tiranës, ajo shërben si qendra administrative dhe teknike e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke mirëpritur aktivitetet e federatës, grumbullimet e ekipeve kombëtare, trajnimet dhe programet për zhvillimin e futbollit. Në një reportazh të përgatitur nga FSHF TV, prezantohet në detaje ky investim madhor i futbollit shqiptar, i shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 6 hektarësh dhe i pajisur me tre fusha moderne futbolli, dy me bar natyral dhe një me bar artificial. Pjesë e kompleksit janë gjithashtu qendra e fizioterapisë, zona SPA, palestra moderne, qendra e VAR dhe ambientet e FSHF TV, duke e...