Një kartmonedhë e dedikuar për mesfushoin e Napolit, banka e nderon me golin me roveshatë qe siguroi Botërorin
Mektominei ka marrë një dhuratë vërtetë të bukur në vendlindjen e tij. Banka e Skocisë ka vendosur të nxjerrë në qarkullim një kartmonedhë të veçantë në nder të arritjes së Kombëtares për të parën herë në fazën e grupeve të Kupës së Botës. Kartmonedha ka vlerën prej 20 paund, si dhe ka të stampuar golin unik të Mektomineit. Bëhet fjalë për golin me roveshatë të shënuar kundër Danimarkës. Ky gol mbart një vlerë mjaft të vyer për Skocinë, teksa i dha kualifikimin e parë në një Kupë Bote./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com