Një finale Kupe (apo trofeu) nuk mjafton, Dinamo i ka kritikët brenda vetes
‘Dinamo 1950’ ndalet me një postim të fundit duke evidentuar në një mënyrë sezonin e dështuar të klubit me emrin aktual Dinamo City. Postimi: Dështimi i Dinamos! Dinamo këtë sezon e nisi me objektiv titullin kampion dhe praktisht ka dalë nga gara për titull që në fazën e tretë. Të dalësh nga gara në një kampionat ku ke hyrë në fillim për ta fituar dhe të diskutosh katër vendet e para nuk është tjetër vecse dështim i madh i të gjithëve në klub. Presidenca e Dinamos në pesë vite drejtim të klubit arritjen më të madhe në kampionat ka vendin e katërt, dhe nëse për cdo humbje justifikimet kanë qenë mungesat do të thotë se ekipin e kanë ndėrtuar gabim, një klub serioz nuk ankohet...
Burimi:
sportiim.al