Nis ‘Final 4’, starti i takon duelit Vllaznia- Dinamo Siti

Nis ‘Final 4’, starti i takon duelit Vllaznia- Dinamo Siti

Vllaznia- Dinamo nis sot zyrtarisht sfidat e ‘Final Four’ të sezonit futbolistik 2025/26. Në këtë mini-kampionat teksa luhen fatet e titullit kampion, përveç dy skuadrave që sot ndeshën në “Air Albania” (19:00) në garë për trofeun prestigjoz janë dhe AF Elbasani dhe Egnatia të cilat takohen në të njëjtin impiant nesër në orën 19:00. E gjitha nis nga pikët e përgjysmuara (sipas rregullores së FSHF) të 36-të javëve të rregullta. Vllaznia dhe Elbasani kanë nga 31 pikë, Egnatia 28 ndërsa Dinamo 24 pikë. Në total janë 6 përballje me duelin e fundit Vllaznia- AF Elbasani (31 maj) aty ku me shumë mundësi do të përcaktohet se kush nga skuadrat ngre lart titullin kampion në Abissnet Superiore të këtij edicioni të 87-të në futbollin e elitës....