Nico Williams pas konfirmimit të dëmtimit: Është një nga ditët e mia më të këqija

Nico Williams pas konfirmimit të dëmtimit: Është një nga ditët e mia më të këqija

Nico Williams theu heshtjen pas dëmtimit të pësuar gjatë ndeshjes së Spanjës me Uruguajin pas një faulli të shkaktuar nga Nico De La Cruz. Sulmuesi i La Roja iu drejtua rrjeteve sociale për të shprehur të gjithë frustrimin e tij për atë çfarë i ndodhi në fushën e lojës  duke theksuar se po përjeton sërish një moment delikat pasi kaloi një dëmtim të gjatë në pubalgji duke shtuar se ishte diçka që mund të evitohej. ‘Sot është një nga ditët më të këqija në jetën time. U dëmtova sërish pas një viti shumë të komplikuar gjatë të cilit pubalgjia më fitoi shumë beteja, por jo luftën. Arrita ta kaloj me punë, sakrificë e sidomos përgjegjësi-shkruante Nico Williams në postimin e tij-ishte një vit e gjysmë vuajtjesh,...