Nicë mposht Sent Etien dhe ruan kategorinë e Ligue 1

Nicë mposht Sent Etien dhe ruan kategorinë e Ligue 1

Në një duel rivalizues, Nicë i shpëtoi rënies ngaLigue1 në fund të një sezoni që dukej si një makth. Skuadra fitoi ndeshjen eliminatore për rënie nga kategoria kundër një tjetër klubi me traditë si Sent-Etien, e cila renditet e treta në Ligue 2, dhe do të jetë sërish në këtë kategori. Pas një barazimi 0-0 në ndeshjen e parë, skuadra e Puelit fitoi 4-1 në një stadium të mbyllur Allianz Riviera. Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë: vendasit kaluan në epërsi me anë të Clauss, por u barazuan 11 minuta para fundit me një penallti e Davitashvili; dy minuta më vonë,19-vjeçari Buodache e bëri rezultatin 2-1, dhe më pas Elye Wahi vulosi rezultatin me dy gola për 4-1 final. Post navigation