“Ngrihem në këmbë për t’i duartrokitur”, Ibrahimoviçi i thur elozhe Kepit të Gjelbër: Një ishull i vogël me ëndrra të mëdha
Kepi i Gjelbër u largua me kokën lart nga kjo Kupë Bote. Kombëtarja e vogël afrikane mori me vete respektin e miliona sportdashësve për atë që shfaqi në fushën e lojës. Një orej thre është edhe Zllatan Ibrahimoviçi. Ish-sulmuesi suedez ka thënë për “Fox sports” se ngrihet në këmbë për Kepin e Gjelbër, që i shkoi pranë fitores ndaj një gjiganti si Argjentina. “Unë ngrihem në këmbë për të duartrokitur Kepin e Gjelbër. Një ishull i vogël me ëndrra të mëdha që iu afrua shumë fitores ndaj një gjiganti. Ata janë heronj dhe kur të kthehen në shtëpi, do të mirëpriten si yje të vërtetë”, ka thënë ndër të tjera Zllatan Ibrahimoviçi./Soort Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com