Ngjarje tronditëse, gjyqtari që FIFA vendosi të përjashtonte nga Botërori gjendet pa jetë. Pak muaj më parë u arrestua në Londër me akuza të rënda

Ngjarje tronditëse, gjyqtari që FIFA vendosi të përjashtonte nga Botërori gjendet pa jetë. Pak muaj më parë u arrestua në Londër me akuza të rënda

Federata Holandeze e Futbollit ka bërë publik lajmin tronditës së gjyqtari holandez, Rob Dieperink, është ndarë nga jeta në rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar. Gjyqtari 37-vjeçar raportohet se është gjetur pa jetë këtë të hënë, ndërsa policia ka rrethuar rrugën ku gjendet banesa e tij. Hetimet policore janë mbyllur dhe është bërë e ditur se në ngjarje nuk përfshiheshin palë të treta, por për të ruajtur privatësinë e familjes së të ndjerit, nuk janë bërë publike detajet e ngjarjes. Dieperink ishte një emër i njohur në arenën ndërkombëtare. Ai ka shërbyer në ndeshje të shumta dhe në EURO 2024 ishte pjesë e skuadrave të VAR-it, duke gjykuar ndër të tjera edhe duelin Itali-Shqipëri. Të shtunën e kaluar, ai kishte drejtuar një miqësore mes...