Ngec transferimi i Armando Brojës te Kaljari, dy pengesa të mëdha për firmën e sulmuesit kuqezi me skuadrën italiane

Ngec transferimi i Armando Brojës te Kaljari, dy pengesa të mëdha për firmën e sulmuesit kuqezi me skuadrën italiane

Armando Broja vazhdon të jetë në radarët e disa klubeve italiane, me Kaljarin që mbetet një nga skuadrat më të interesuara për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Megjithatë, negociatat për transferimin e tij në Serinë A kanë pësuar një ngadalësim të ndjeshëm. Sipas raportimeve të mediave italiane, Broja ka dhënë pëlqimin për t’iu bashkuar Kaljarit dhe është i gatshëm të vazhdojë karrierën në kampionatin italian. Pavarësisht kësaj, marrëveshja mes palëve nuk po arrin të finalizohet për shkak të pengesave financiare. Një nga çështjet kryesore mbetet vlera e kërkuar nga Bërnli për kartonin e futbollistit. Klubi italian e konsideron shifrën të lartë dhe, për pasojë, bisedimet mes dy skuadrave kanë mbetur të bllokuara në këtë pikë. Një tjetër faktor që po vështirëson transferimin...