Nga rrënojat pas Wenger te super Arsenali kampion; “revolucioni” miliardësh i Artetës që pushtoi Anglinë

Nga rrënojat pas Wenger te super Arsenali kampion; “revolucioni” miliardësh i Artetës që pushtoi Anglinë

Kur Mikel Arteta mori drejtimin e Arsenalit në dhjetor 2019, klubi londinez ishte larg lavdisë së dikurshme. Pas tri sezonesh radhazi si nënkampion, tekniku spanjoll arriti ta ngjisë ekipin në majën e futbollit anglez, duke kurorëzuar një projekt të ndërtuar me durim gjatë 6 viteve e gjysmë. Për Artetën, ky ishte një kthim emocional, pasi kishte veshur fanellën e Arsenalit si lojtar (2011-2016). Pas epokës 22-vjeçare të Arsène Wenger, klubi kishte nevojë për transformim të thellë. Periudha e Unai Emery nuk solli ndryshimin e pritur, kryesisht për mungesë mbështetjeje nga drejtuesit. Arteta, si figurë e brendshme e klubit, ndërhyri në çdo aspekt; nga ambientet stërvitore në “London Colney” deri te mentaliteti dhe kultura e skuadrës. Në qendër të projektit qëndron mbështetja absolute e pronarit amerikan...