Nga Lufta e Malvinave te “Dora e Zotit”, Angli-Argjentinë gjysmëfinalja me emocione përtej futbollit

Nga Lufta e Malvinave te “Dora e Zotit”, Angli-Argjentinë gjysmëfinalja me emocione përtej futbollit

Gjysmëfinalja mes Anglisë dhe Argjentinës pritet të jetë shumë më tepër sesa një ndeshje futbolli. Përballja e së mërkurës në Atlanta rikthen në vëmendje një nga rivalitetet më të forta në historinë e sportit, ku futbolli ndërthuret me historinë, politikën dhe plagët e Luftës së Malvinave (Falkland) të vitit 1982. Edhe pse nuk mund të konsiderohet një “rindeshje” e konfliktit ushtarak mes dy vendeve, sfida sjell në kujtesë çerekfinalen legjendare të Kupës së Botës 1986 në Meksikë, kur Diego Armando Maradona shënoi golin e famshëm me dorë, të njohur si “Dora e Zotit”, dhe më pas realizoi një prej golave më të bukur në historinë e futbollit, duke eliminuar Anglinë. Malvinat, një plagë ende e hapur për Argjentinën Për tifozët argjentinas, Ishujt Malvina mbeten një...