Nga Kombëtarja te Final Four dhe para përgatitjet për Euro U21. Ja çfarë u diskutua në episodin e 32-të “Në Shtëpinë e Futbollit”

Nga Kombëtarja te Final Four dhe para përgatitjet për Euro U21. Ja çfarë u diskutua në episodin e 32-të “Në Shtëpinë e Futbollit”

Në FSHF TV u transmetua emisioni i 32-të i “Në Shtëpinë e Futbollit”, me fokus te Kombëtaret shqiptare, faza “Final Four” e “Abissnet Superiore”, investimet infrastrukturore dhe sukseset e futbollit shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Nën moderimin e Lenida Halilaj, të ftuar në studio ishin Drejtori i Edukimit në FSHF, Ardi Behari, dhe Drejtori i Eventeve në FSHF, Tritan Kokona. Në pjesën e parë të emisionit u diskutua për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin e ri, Rolando Maran, ndërsa vëmendje të veçantë mori edhe lista e lojtarëve që do të publikohet nesër për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut. Gjithashtu, u analizua edhe lista e Kombëtares U-21, e publikuar nga trajneri Alban Bushi, për dy miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, si edhe kalendari i ngjeshur...