Nga fusha e blertë në yll kinemaje, Granit Xhaka aktron në film krah legjendës Terence Hill
Kapiteni shqiptar i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, po tërheq vëmendjen jo vetëm për karrierën e tij në futboll, por tashmë edhe në botën e kinemasë. Mesfushori me origjinë shqiptare është një nga protagonistët e filmit të shkurtër “The Socceritos”, ku shfaqet përkrah ikonës së kinemasë italiane Terence Hill. Projekti është prodhuar nga kompania zvicerane “Denner” dhe u prezantua në premierë në kinemanë “Corso” të Zurich, pak para nisjes së Kupës së Botës 2026. Në film marrin pjesë edhe sulmuesi i Zvicrës, Zeki Amdouni, si dhe modelja e futbollistja kroate Ana Maria Marković. Xhirimet janë realizuar në Spanjë, në skena të famshme ku janë filmuar klasikët legjendarë “western”. Sipas mediave zvicerane, Xhaka është kthyer prej vitesh në një figurë ikonike të sportit helvet, jo vetëm për...
Burimi:
telesport.al