New York dhe Denver zhgënjejnë në shtëpi, Cleveland mposht Toronto dhe synon gjysmëfinalet

New York dhe Denver zhgënjejnë në shtëpi, Cleveland mposht Toronto dhe synon gjysmëfinalet

Në tri ndeshjet play off të luajtura sot në NBA, vetëm skuadra e Cleveland fiton në fushën e saj dhe udhëheq 2-0 serinë e përballjeve ndaj Toronto. Cavaliers fituan 115-105, në një ndeshje ku Donovan Mitchell realizoi 30 pikë e James Harden 28. Humbet në sekondat e fundit skuadra e New York, që u mund në shtëpinë e saj 107-106 nga Atlanta, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. CJ McCollum me 32 pikë ishte lider për Atlanta, që dy sfidat e radhës do t’i luajë në fushën e saj. Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Minnesota befason Denver, duke fituar 119-114 jashtë fushe. Anthony Edwards me 30 pikë e 10 rebound ishte më i miri për miqtë, ndërsa 30 pikët e Jamal Murray për vendasit...