“Nëse ka një ekip që mund të ndalë Francën, është Spanja”, Vengeri analizon Botërorin: Janë teknikisht më të mirë

“Nëse ka një ekip që mund të ndalë Francën, është Spanja”, Vengeri analizon Botërorin: Janë teknikisht më të mirë

Arsen Vengeri ka analizuar Kupën e Botës 2026, e cila tashmë ka hyrë në fazën e saj më emocionuese. Ish-trajneri i njohur beson se trofeu këtë edicion do të shkojë në duart e lojtarëve të Francës. Sipas tij, e vetmja Kombëtare që mund të ndalë “gjelat” është Spanja. “Franca do ta fitojë Kupën e Botës. E di që do të thuash: ‘sigurisht që e thua këtë, je francez’. Por kur analizon Kupën e Botës, treni ecën me një ritëm të caktuar dhe duhet të jesh i aftë të hipësh në tren. Për shembull, ekipet aziatike janë larguar sepse nuk mundën të përballonin intensitetin dhe ritmin e lojërave. Ata nuk kishin mjaftueshëm për të garuar teknikisht. Pyetja e vërtetë për mua është Spanja. Nëse një ekip...