Në Spanjë konfirmojnë: Camavinga është në shitje, Inter në “pole” për mesfushorin francez

Në Spanjë konfirmojnë: Camavinga është në shitje, Inter në “pole” për mesfushorin francez

29 Qershor 2026 11:17 Telesport Orët e fundit, raportet nga Spanja kanë përsëritur se mesfushori francez Eduardo Camavinga nuk është një përparësi për trajnerin José Mourinho. Ai është një ndër lojtarët që Real Madrid do të nxjerrë në shitje këtë verë. Një lojtar që pëlqehet nga shumë, përfshi edhe Inter, që ia ka kërkuar lojtarin klubit “los blancos” në takimin që Beppe Marotta kreu me Florentino Perez në Madrid dy javë më parë. Problem mbetet çmimi i tij i lartë. Camavinga padyshim që po i pëlqen trajnerit Cristian Chivu, por sipas kushteve të vendosura nga Real Madrid, është tepër e vështirë të imagjinohet që ai të vijë në Milano këtë verë. “Los blancos” po shqyrtojnë vetëm një transferim të përhershëm me një çmim prej rreth...