Në Angli konfirmojnë: Bruno Fernandes i vendosur të qëndrojë në “Old Trafford” edhe sezonin tjetër
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, është i vendosur të qëndrojë në “Old Trafford” këtë verë, sipas raportimeve që vijnë sot nga mediat britanike. Portugezi u lidh me një transferim në Arabinë Saudite verën e kaluar dhe thashethemet kanë vazhduar të qarkullojnë gjatë gjithë sezonit. Më herët, Fernandes pat deklaruar se “do të jem këtu derisa klubi të më thotë se është koha për t’u larguar”. Ai ka ende edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale (2027), e cila përfshin mundësinë për ta zgjatur për një sezon tjetër (2028). Megjithatë, sipas “The Sun”, nëse United kualifikohet për Champions League, Bruno Fernandes ka të ngjarë të qëndrojë në klub. Shoku i ekipit Senne Lammens ka thënë gjithashtu se beson se kapiteni i tij...
Burimi:
telesport.al