Ndodh edhe këtë herë! Tifozët japonezë pastrojnë stadiumin pas ndeshjes me Holandën. Por pse?!

Ndodh edhe këtë herë! Tifozët japonezë pastrojnë stadiumin pas ndeshjes me Holandën. Por pse?!

Një nga pamjet më të veçanta në turnetë e mëdhenj të futbollit vazhdon të vijë nga Japonia: tifozët që qëndrojnë pas ndeshjeve për të pastruar stadiumet. Ky fenomen, që për shumë të huaj mbetet i pazakontë, është kthyer tashmë në një traditë të njohur globale. Skenat e para të këtij gjesti tërheqën vëmendjen gjatë Kupës së Botës 1998 në Francë, kur Japonia bëri debutimin e saj në këtë kompeticion. Që atëherë, praktika është përsëritur në çdo edicion, përfshirë Rusinë 2018 dhe Katarin 2022, dhe së fundmi ditën e djeshme pas ndeshjes me Holandën. Ndryshe nga shumë tifozë të tjerë që largohen duke lënë pas mbeturina, tifozët japonezë mbledhin plehrat, pastrojnë ulëset dhe shpesh lënë edhe mesazhe falënderimi për organizatorët. Në Rusi 2018, edhe vetë lojtarët...