Ndeshjet e “Final Four”, biletat shiten edhe pranë stadiumit “Air Albania”

Ndeshjet e “Final Four”, biletat shiten edhe pranë stadiumit “Air Albania”

Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo do të vazhdojnë rrugën për fitimin e titullit kampion. Vllaznia – Dinamo është ndeshja e parë e “Final Four”, që do të luhet të shtunën, më 16 maj, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”. Në sektorin N do të vendosen tifozët e Vllaznisë, ndërsa sektorët S dhe V janë të rezervuara për tifozët e Dinamos. Në tribunën kryesore, sektorët Ë101, Ë102 dhe Ë103 janë në dispozicion të tifozëve të Vllaznisë, ndërsa në sektorët Ë105, Ë106 dhe Ë107 do të vendosen tifozët e Dinamo. Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Air Albania” do të jenë në dispozicion të tifozëve të të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar. Ndeshja e dytë, Elbasani – Egnatia, do të...