Ndeshje e çmendur! Të gjithë e menduan të mbaruar, Argjentina bën përmbysjen e madhe kundër Egjiptit

Ndeshje e çmendur! Të gjithë e menduan të mbaruar, Argjentina bën përmbysjen e madhe kundër Egjiptit

Kampionia në fuqi, Argjentina, siguroi kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi në mënyrë dramatike Egjiptin me rezultatin 3-2 në një nga ndeshjet më emocionuese të fazës së 1/16-ve. Egjiptianët e nisën sfidën në mënyrë perfekte dhe kaluan në epërsi në minutën e 15-të me Yasser Ibrahim. Argjentina pati mundësinë të barazonte, por Lionel Messi shpërdoroi një goditje nga pika e bardhë, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me avantazhin minimal të afrikanëve. Në pjesën e dytë, Mostafa Zico dyfishoi shifrat në minutën e 67-të dhe dukej se kishte vendosur fatin e takimit. Megjithatë, kampionët e botës reaguan fuqishëm. Cristian Romero ngushtoi diferencën në minutën e 79-të pas një asistimi të Messit, ndërsa katër minuta më vonë vetë kapiteni...