Nagelsmann shkarkohet pas dështimit në Botërorin e kësaj vere, Klopp drejt stolit të Gjermanisë

Nagelsmann shkarkohet pas dështimit në Botërorin e kësaj vere, Klopp drejt stolit të Gjermanisë

3 Korrik 2026 8:52 Alfred Lleshi Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur ta shkarkojë Julian Nagelsmann pas paraqitjes zhgënjyese të kombëtares në Kupën e Botës 2026, ku u eli9minua në 1/16 finale ndaj Paraguajit. Objektivi kryesor për ta zëvendësuar është Jürgen Klopp, i cili pritet të nisë së shpejti bisedimet me federatën. Sipas raportimeve, tekniku gjerman është i hapur ndaj rikthimit në pankinë dhe e sheh me interes mundësinë për të drejtuar kombëtaren. Klopp ka në kontratën e tij me grupin “RB” një klauzolë lirimi, e cila i lejon të largohet në rast se merr ofertë nga Gjermania. Pas eliminimit zhgënjyes në Botëror, federata kërkon një fillim të ri, ndërsa Klopp shihet si njeriu ideal për të rikthyer kombëtaren gjermane në elitën e futbollit botëror.