Nagelsmann: Nuk është e lehtë të shënosh 7 gola në një Botëror, kjo fitore na jep besim

Nagelsmann: Nuk është e lehtë të shënosh 7 gola në një Botëror, kjo fitore na jep besim

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, nuk do t’i lërë lojtarët e tij të “flenë mbi dafina” pas fitores së thellë 7-1 kundër Curacao të dielën, ndeshje e vlefshme për Grupin E të Kupës së Botës. Gjermania vuajti disi për 30 minuta, kur debutuesit e botërorit barazuan përkohësisht 1-1, por më pas mori frenat e lojës në dorë dhe e mbylli pjesën e parë në eprsi 3-1. “Ishte një fillim i shkëlqyer i ndeshjes, 15 minutat e para ishin fantastike,” tha Nagelsmann. “Kishim shumë raste, ndaj goli i barazimit nga Curaçao ishte i papritur, por ishte interesante të shihje se si reagoi skuadra ndaj tij. Curacao luajti më mirë sesa prisnin shumë njerëz në Gjermani. Ata luajtën ndryshe nga sa kishin luajtur më parë dhe me...