Muçi nuk është më lojtari më i shtrenjtë te Trabzonspor, ja kush e theu rekordin
Është kthyer rekordi i vendosur nga Ernest Muçi te skuadra e Trabzonzporit, pasi ylli kuqezi ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit. Muçi i cili i kushtoi Trabsponzporit 10 milionë uro, pasi u ble nga Besiktash, ishte deri më sot futbollisti më i shtrenjtë, por klubi turk ka zyrtarizuar afrimin e Aral Shimshir nga Midtjylland për 13 milionë euro, duke vendosur një rekord të ri në merkaton e klubit turk. Me transferimin e Shimshir, Muçi zbret në vendin e dytë në listën e blerjeve më të shtrenjta të historisë së klubit. Futbollisti 24-vjeçar firmosi një kontratë katërvjeçare me Trabzonsporin, ndërsa klubi turk do t’i paguajë Midtjyllandit 13 milionë euro në shtatë këste, duke i garantuar gjithashtu skuadrës daneze 15% të fi timit nga...
Burimi:
vizionplus.tv