Muçi befason drejtuesit, presidenti e falenderon: Gjest domethënës që na preku thellë

Muçi befason drejtuesit, presidenti e falenderon: Gjest domethënës që na preku thellë

Ernest Muçi ka prekur drejtuesit e klubit me veprimin e tij. Preidenti i Trabzonsporit ka treguar se sulmuesi shaiptar i befasoi me vendimin e tij për t’i dorëzuar fanellën me numrin 10 Mohamed Salahut. Dogani ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë gjest, që ishte një nismë personale e Muçit dhe jo një kërkesë e klubit. “E falënderoj Muçin. Vendimi i tij spontan për t’ia dhënë numrin e fanellës Salahut ishte një gjest shumë domethënës. Fakti që ai e bëri një gjë të tillë vetë na preku thellë. E falënderoj shumë edhe nga këtu”, ka thënë Ertugrul Dogani./Sport Ekspres/