Mourinho ka “Pintus” e tij për përgatitjen fizike te Reali, njihet me nofkat “Doktori” ose “Profesori”

Mourinho ka “Pintus” e tij për përgatitjen fizike te Reali, njihet me nofkat “Doktori” ose “Profesori”

Dalëngadalë po zbulohen më shumë detaje nga marrëveshja që Mourinho ka arritur me Real Madridin. Nëse gjithçka shkon sipas planeve të Florentino Pérez, portugezi do të drejtojë skuadrën për dy sezone, me opsion edhe për një tjetër, që aktivizohet automatikisht nëse fiton La Liga-n. Mourinho do të sjellë disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt: Joao Tralhao, Pedro Machado, Ricardo Formosinho dhe analistin Roberto Merella. Ndërkohë mbetet për t’u vendosur nëse do ta shoqërojë edhe përgatitësi atletik Antonio Dias, i konsideruar si “Pintus i Mourinhos”. Përgatitja fizike ka qenë një problem i madh te Reali në sezonet e fundit. Klubi hoqi dorë nga Xabi Alonso edhe sepse mendonte se kishte mangësi në këtë aspekt, të menaxhuar nga Ismael Camenforte. Edhe pse skuadra iu besua...