MotoGP/ Mark Markez, Pole Position në Hungari
Pozicioni i parë në Hungari, raundi i tetë i Kampionatit Botëror MotoGP 2026, i takon Mark Markez. Spanjolli është më i shpejti, duke regjistruar një kohë prej 1’36.785, dhe merr kryesimin e një rreshti të parë tërësisht spanjoll. Akosta është i dyti (+0.053) dhe Aldeguer i treti (+0.340). Tre italianë janë në rreshtin e dytë: Di Xhanantonio (+0.447) është i katërti përpara Banjaia (+0.532) dhe Bexeki (+0.643), ndërsa rivali për titull Horge Martin është i teti. Ndërkaq gara Sprint zhvillohet sot në orën 15:00 ndërsa gara e zakonshme e Çmimit të Madh të dielën më fillim orën 14:00. Bexeki kryeson pas 7 garave me 173 pikë. Ndjek Horge Martin me 156 pikë./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al