“Morën 3 humbje në 4 javët e fundit”! Alliu shpjegon dështimin e Vllaznisë dhe Elbasanit: Nëse nuk luan seriozisht, ndodhin këto…
Vllaznia dhe Elbasani pritej që të ndanin luftën me njëri-tjetrin për titullin kampion, por të dyja këto ekipe kanë humbur në javën e parë të Final Four. I ftuar në Mega Sport që transmetohet në A2 CNN, Ilir Alliu, ka treguar se këto humbje lidhen me faktin se këto klube nuk kanë luajtur seriozisht në javët e fundit të kampionatit të rregullt dhe fatura është kjo. “Përse humbën Vllaznia dhe Elbasani? Le të shohim pak si erdhën në Final Four. Vinin nga tolerime në 3-4 ndeshjet e fundit, përvec Egnatias që kishte 2 fitore dhe 2 barazime në 4 ndeshjet e fundit. Futbolli është vazhdimësi, nuk gjendet rrugës. Kur u vu re neglizhenca e ekipeve të Final Four, e thamë se do të ndodhte kjo....
Burimi:
sportekspres.com