Moggi sulmon hetimin ndaj arbitrave: Po përsëritet “Calciopoli”, duan të godasin Marotta
Luciano Moggi ka dalë me deklarata të forta mbi hetimin e fundit që prek botën e arbitrave në futbollin italian, duke e lidhur situatën aktuale me skandalin e famshëm të “Calciopoli”. Në një intervistë për “Libero”, ish-drejtuesi i Juventusit ka ngritur akuza të drejtpërdrejta për një fushatë që, sipas tij, synon figurat kryesore të sistemit aktual. “Duan t’i bëjnë gropën Marotta, sepse është më i miri, – është shprehur Moggi, duke shtuar se kjo i kujton atë që ka përjetuar vetë: – Thonin se isha drejtori më i mirë në botë, se me mua fitohej, ndërkohë po më eliminonin”. Ai e përshkruan situatën si një rikthim të dinamikave të së kaluarës: “Jemi në një ripërsëritje të Calciopoli-t, dikush do të dalë në pah duke duke...
Burimi:
telesport.al