Mirupafshim PSG? Dembele gati për të “tronditur” botën e futbollit me ekipin e ri

Mirupafshim PSG? Dembele gati për të “tronditur” botën e futbollit me ekipin e ri

23 Korrik 2026 17:38 Telesport Ousmane Dembele mund të jetë protagonisti kryesor i lëvizjes më të bujshme në merkaton e kësaj vere. Gazetari Sacha Tavolieri, mediumi Goal, por edhe burime të tjera mediatike bëjnë me dije se sulmuesi francez është objektivi kryesor i Al-Hilal. Pasi siguroi anësorin holandez të West Ham, Crysencio Summerville, për 80 milionë euro, klubi saudit ka pyetur për situatën e Dembele tek ekipi parizien dhe ka dërguar një ofertë zyrtare, shifra e të cilës ende nuk bëhet e ditur. Ndryshe nga herët e mëparshme ku është përfolur vazhdimisht për largimin nga PSG, këtë herë situata është ndryshe, duke qenë se ka një ofertë zyrtare në tavolinë. Dembele është nën kontratë me PSG-në deri në vitin 2028 dhe vlera e tij aktuale...