Milito beson te mbrotja e titullit: Shpresojmë që Messi dhe Lautaro të na çojnë në finale
Diego Milito, ish-sulmues i Interit dhe i Argjentinës, u shpreh optimist për rrugëtimin e kombëtares argjentinase në Botëror, gjatë ceremonisë së çmimit “Premio Internazionale Fair Play Menarini 2026” në Firence, ku u vlerësua në kategorinë “Stil dhe Fair Play”. “Për Messin nuk më habit më asgjë. Ajo që po bën flet vetë për karrierën e tij. Lionel është një djalë shumë konkurrues, që vazhdon të na udhëheqë dhe shpresojmë të na çojë në finale”, – tha ai. Për Lautaro Martínez u shpreh: “Është një djalë i mrekullueshëm dhe lojtar i jashtëzakonshëm. E ka treguar vlerën e tij tek Interi, po e tregon edhe me kombëtaren. Është kampion bote dhe jam i bindur se do të bëjë një Botëror të madh. Shpresojmë që, së bashku me...
Burimi:
telesport.al