Milimetrat i mohuan golin ndaj Portugalisë, trajneri i Kolumbisë: Do t’i them lojtarit të bëjë pedikyr
Ndeshja mes Kolumbisë dhe Portugalisë u mbyll mes polemikave. Amerikano-jugorëve iu anullua një gol në minutën e fundit, megjithëse pozicioni jashtë loje ishte milimetrik. Trajneri Kolumbisë e ka kaluar me humor këtë çështje. Ai ka deklaruar pas ndeshjes se do t’i thojë Devinson Sançezit që herën tjetër të bëjë një pedikyr për të mos dalë pozicion jashtë loje. “Do t’i thoja të bënte pedikyr herën tjetër (qesh). Është e drejtë për të gjithë dhe nuk ka protestë në këtë rast. Pati një kërkesë të veçantë për Davinsonin, që të mos e neglizhonte Kristiano Ronaldon në zonë. Ai është një lojtar vdekjeprurës atje”, ka thënë Nestor Lorenzoja./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com