Milan merr ofertën e parë zyrtare për Gimenez, por befasohet me çmimin
20 Gusht 2026 16:47 Telesport Santiago Gimenez nuk bën pjesë në projektin e Ruben Amorim, ndaj meksikani pritet të gjejë një ekip të ri në këto ditë të mbetura të merkatos verore. Së fundmi, për Gimenez ka pasur një ofertë zyrtare nga Porto: huazim me të drejtë blerjeje për 15 milionë euro, por që është refuzuar direkt nga kuqezinjtë. O Jogo zbulon se Milan preferon huazimin e lojtarit me detyrim blerjeje për një shifër 20-25 milionë euro. Propozimi i kuqezinjve nuk është pranuar nga klubi portugez, që po shqyrton alternativa të tjera për sulmin. Milan shpreson që të vijë oferta e duhur për Gimenez deri më 1 shtator, gjë që duket e vështirë të ndodhë realisht.
Burimi:
telesport.al