Messi “shpërthen në lot” pas golit në Botëror, mediat argjentinase zbulojnë shqetësimin për gjendjen e të atit

Messi “shpërthen në lot” pas golit në Botëror, mediat argjentinase zbulojnë shqetësimin për gjendjen e të atit

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Mesi, nuk i mbajti dot lotët pasi shënoi golin e tij të parë në Kupën e Botës, duke ngjallur reagime të shumta mes tifozëve në mbarë botën. Sipas raportimeve të “The Sun”, emocionet e forta të futbollistit lidhen me shqetësimet për gjendjen shëndetësore të babait të tij, Horge Horacio Mesi. Horge Mesi, 68 vjeç, ka një rol të rëndësishëm në jetën profesionale të djalit të tij, pasi prej vitesh vepron si agjent dhe menaxher i aktiviteteve të tij komerciale. Ngjarja mori vëmendje të madhe të martën në mbrëmje, kur Mesi u përlot në fushën e stadiumit “Arrowhead” në Kansas City, pak çaste pasi realizoi një tregolësh në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Algjerisë në ndeshjen hapëse të turneut. Paraqitja e shkëlqyer...