Messi pasi likuidoi Anglinë: Iu treguam të gjithëve se askush nuk na dhuron asgjë

Messi pasi likuidoi Anglinë: Iu treguam të gjithëve se askush nuk na dhuron asgjë

16 Korrik 2026 8:25 Alfred Lleshi Lionel Messi, kapiteni i Argjentinës, shprehu krenarinë pas fitores 2-1 me përmbysje ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Botërorit: “Edhe një herë treguam se askush nuk na dhuron asgjë dhe u rikthyem mes dy skuadrave më të mira në botë. Jam edhe një herë shumë krenar që mund t’i dhuroj një gëzim të gjithë popullit argjentinas”. Ylli argjentinas theksoi se sfida ndaj Anglisë “ishte vetëm një ndeshje futbolli”, duke shtuar: “Donim të fitonim dhe të arrinim në finalen e Botërorit. Jemi të lumtur që ia dolëm sërish, sidomos për mënyrën se si e bëmë, kur gjithçka ishte kundër nesh. Me zgjuarsi, me futboll dhe me dëshirë. Ky grup tregoi edhe një herë se çfarë është i aftë të bëjë”. Në...