Mesi ia dedikon fitoren Diego Maradonës: Ishte më i madhi nga të gjithë

Mesi ia dedikon fitoren Diego Maradonës: Ishte më i madhi nga të gjithë

Adriatik BALLA Argjentina shkëlqeu në gjysmëfinalen e këtij Botërori, pasi mposhti me përmbysje Anglinë me shifrat 2-1 në një duel spektakolar dhe emocionues e ku shkëlqeu sidomos kapiteni argjentinas Leo Mesi. Në fakt, Lionel Mesi ia dedikoi fitoren e Argjentinës kundër Anglisë legjendës Diego Maradona. Kampionia në fuqi, Argjentina, mposhti Anglinë 2:1 të mërkurën në Atlanta dhe do të ballafaqohet me Spanjën të dielën në finale. I krahasuar vazhdimisht me ikonën e Argjentinës, Maradonën, Mesi 39-vjeçar i cili asistoi në dy golat e fitores, tha pas ndeshjes se nuk ka dashur asnjëherë ta krahasoj veten me Maradonën. “Diego ishte vërtet i shkëlqyer. Nuk kam dashur kurrë ta krahasoj veten me të. Sa më përket mua, ai është më i madhi nga të gjithë. Ne ndamë...