Mesfushori/ Rodri i vendosur t’i bashkohet Realit të Madridit
Lëvizjet në merkato nga klubet e mëdha po vijojnë pa ndërprerë, ndërkohë që Reali i Madridit është natyrisht në qendër të lëvizjeve për shkak të reputacionit që ka klubi spanjoll. Ndërkohë, mësohet se mesfushori spanjoll Rodri i ka bërë të ditur Mançester Sitit se dëshiron të transferohet te Real Madridi gjatë kësaj vere. Sipas gazetarit Ben Xhekobs, vendimi i 30-vjeçarit është ndikuar si nga arsye sportive, ashtu edhe familjare. Për këtë arsye, Rodri nuk pritet të nënshkruajë kontratë të re me kampionët e Anglisë, pasi prioriteti i tij mbetet kalimi në “Santiago Bernabeu”. Mançester Siti tashmë pret një lëvizje zyrtare nga Real Madridi për mesfushorin spanjoll, i cili prej vitesh konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij. Nëse transferimi realizohet, ai...
Burimi:
sot.com.al