Merkato/ Fenerbahçe përgatitet të afrojë Markus Rashford
Vijojnë lëvizjet në treg nmga klubet e mëdha europiane. Një nga emrat që lakohet është edhe sulmuesi Markus Rashford. Ndërkohë, referuar mediave sportive britanike, klubi turk Fenerbahçe po punon për transferimin e Marcus Rashfordit nga Mançester Junajtid. Sipas Football Insider, klubi turk mund ta përshpejtojë lëvizjen për sulmuesin anglez pas interesimit të Trabzonsporit për Mohamed Salah. Mançester Junajtid është i gatshëm të lejojë largimin e Rashfordit, ndërsa Fenerbahçe beson se ka mundësinë financiare për t’i ofruar 28-vjeçarit një paketë të përshtatshme financiare. Rashford, i cili është rikthyer së fundmi në Kerrington, mbetet në një situatë të pasigurt te Mançester Junajtid. Tani Fenerbahçe mund të jetë një prej klubeve që do të tentojë seriozisht ta bindë anglezin për të vazhduar karrierën në Turqi.
Burimi:
sot.com.al