Merkato/ Drejtuesit e Totenhemit futen në garë për Markus Rashford

Merkato/ Drejtuesit e Totenhemit futen në garë për Markus Rashford

Disa klube të Premier League kanë nisur lëvizje në shkallë të gjerë gjatë ditëve të fundit. Kështu, Totenhem Hotspur është shfaqur si një pretendent surprizë për transferimin e sulmuesit të Mançester Junajtid, Markus Rashford, gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas raportimit të talkSPORT, drejtuesit e Spurs e kanë shtuar reprezentuesin anglez në listën e objektivave për repartin ofensiv, pasi dështuan të siguronin shërbimet e Crysencio Summerville. Rashford pritet të largohet nga Mançester Junajtid këtë verë, pas një periudhe të vështirë në “Old Trafford”, ndërsa Totenhem tashmë konsiderohet si një destinacion i mundshëm për 28-vjeçarin. Mbetet të shihet nëse klubi londinez do të paraqesë një ofertë zyrtare në ditët në vijim, teksa e ardhmja e Rashford vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta të...