Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon Belgjikën me shumë vuajtje dhe siguron supersfidën me Francën në gjysmëfinale

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon Belgjikën me shumë vuajtje dhe siguron supersfidën me Francën në gjysmëfinale

Spanja mposht me vështirësi 2-1 Belgjikën dhe kualifikohet në gjysmëfinale. Belgjika rezistoi deri në fund, por nuk i rezistoi golit të Merinos në fund, që shënoi për 2-1 dhe tregoi edhe një herë se është njeriu i madh i minutave të fundit, ashtu siç ndodhi në ndeshjen e kaluar me Portugaline.Spanja që në minutat e para merr kontrollin e lojës, por me pasime horizontale, pa arritur të krijojë menjëherë shanse të mëdha. E para mundësi vjen në të 21-ën, kur Yamal shmanget mirë dhe godet në hyrje të zonës, por një devijim minimal i mohon golin.Nëntë minuta më vonë do të vinte edhe momenti i golit të parë të kësaj ndeshjeje. Ruiz shfaqet në momentin e duhur pas topit të kthyer nga Courtois dhe tund...