Merino është shpëtimtari i Spanjës, iberikët shtangin Belgjikën në fund

Merino është shpëtimtari i Spanjës, iberikët shtangin Belgjikën në fund

Spanja është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës s? Botës. Iberikët kanë mposhtur Belgjikën me shifrat 2-1. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 30 nga Fabian Ruizi, ndërsa Belgjika barazoi sërish shifrat në minutën e 41-të me anë të De Ketelaeres. Por edhe këtë herë, njëjtë si ndaj Portugalisë, Spanja mori fitoren në fund. Mikel Merino bën sërish shpëtimtarin për kampionët e Europës. Lojtari i Arsenalit hyri nga stoli dhe në minutën e 88 shënoi golin e fitores për Spanjën. Pas këtij kualifikimi, “furia e kuqe” do të përballet me Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026./Sport Ekspres/