Mercedes më i shpejti në pistën e Montreal, Russell e Antonelli në vijën e parë të garës sprint

Mercedes më i shpejti në pistën e Montreal, Russell e Antonelli në vijën e parë të garës sprint

23 Maj 2026 9:21 Telesport Piloti britanik George Russell ishte më i shpejti në pistën e Montreal, ku të shtunën pasdite do të zhvillohet gara sprint e vlefshme për Cmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1. Ai dha kohën 1’12”965, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Kimi Antonelli. Pra, dy makinat Mercedes do ta nisin garën nga vija e parë e startit. Në vendin e tretë dhe të katërt janë dy makinat McLaren, me kampionin e botës në fuqi Lando Norris që la pas australianin Oscar Piastri. Në vijën e tretë të startit të garës sprint (orqa 18:00 me orën shqiptare) janë dy makinat Ferrari. Britaniku Lewis Hamilton (vendi i pestë)  ishte më i shpejtë se Charles Leclerc (i gjashti). Vetëm i...