“Mendje e madhe, lider dhe mik”; Maldini “zbuloi” të ardhmen e tij ditën e spastrimeve te Milani

“Mendje e madhe, lider dhe mik”; Maldini “zbuloi” të ardhmen e tij ditën e spastrimeve te Milani

26 Maj 2026 8:21 Alfred Lleshi Në ditën kur “RedBird” njoftoi shkarkimin e Massimiliano Allegrit dhe “spastrimin” total të drejtuesve të Milanit, me largimin e Igli Tares, Geoffrey Moncadës dhe Giorgio Furlanit, Paolo Maldini publikoi një postim në rrjetet sociale, që shtoi edhe më shumë zhgënjimin e tifozëve kuqezinj. Ish-drejtori teknik i Milanit mund të rikthehet shpejt në futboll me një rol të ri. “Qëndrim i mrekullueshëm në Stamboll me Hakan Safi”, – shkroi Maldini pranë një fotografie me kandidatin për president të Fenerbahçes në zgjedhjet e 6-7 qershorit. “Një mendje e madhe futbolli, një lider pasionant dhe, mbi të gjitha, një mik i vërtetë. Patëm diskutime shumë të mira për futbollin dhe jam i sigurt se do të ndajmë edhe shumë momente të tjera...