Memushi analizon garën në kampionat, sheh Flamurtarin e keqtrajtuar
Eqerem Memushi shpreh keqardhjen për rënien e Flamurtarit nga Superiorja. Sipas tij, Flamurtari zhvilloi një kampionat të ndershëm dhe larg aleancave. “Keqardhja më e madhe është për rënien nga Superiorja. Skuadra ishte e investuar mirë, nuk i mungonte mbështetja financiare dhe kushtet ishin përmirësuar ndjeshëm. Kishim një stadium ku ishte kënaqësi të ndiqje një ndeshje të elitës. Pjesën më të madhe të fajit e kanë ata që drejtojnë garën në FSHF. Gara është e paracaktuar. Dihet se kush del kampion, kush merr pjesë në Europë dhe kush do të zbresë nga kategoria. Këto janë gjëra që nuk i bëjnë mirë futbollit. Duhet një ndryshim formule dhe një mënyrë tjetër organizimi. Flamurtari ka qenë një skuadër shumë korrekte. Që nga koha kur Sinan Idrizi mori drejtimin...
Burimi:
sot.com.al