Meksika e para e kualifikuar, sulmuesi i Kanadasë si Mesi, 3 gola…
Meksika siguroi vendin e saj në raundin e 32-tave të Kupës së Botës 2026 duke mposhtur Korenë e Jugut 1-0 në një ndeshje të Grupit A. Ndeshja e luajtur në Guadalajara u vendos nga një gol i Luis Romo në minutën e 49-të, i cili shfrytëzoi një gabim të portierit korean Kim Seung-Gyu. Ndërkohë më herët, Kanadaja mposhti Katarin 6-0 në një ndeshje të Grupit B në Kupën e Botës 2026 në Vancouver. Golat e amerikano-veriorëve u shënuan nga Larin në minutën e 16-të, Xhonatan Dejvid (Juventus) në minutën e 28-të, minutën e 45+3′ dhe 90+1′, Saliba në minutën e 63-të dhe Shafelburg në minutën e 74-të. Katari i Lopetegut e përfundoi ndeshjen me nëntë lojtarë pas dy kartonëve të kuq. Post navigation
Burimi:
sportiim.al