Mehmeti: Duhej të shënoja në minutën e dytë, ndihem gati për Premier League
Anis Mehmeti ishte një nga lojtarët më të rrezikshëm të Shqipërisë në humbjen 1-0 ndaj Izraelit, duke krijuar raste dhe qenë vazhdimisht aktiv në repartin ofensiv. Sulmuesi kuqezi shprehu keqardhjen për mundësinë e humbur në fillim të ndeshjes, ndërsa foli edhe për rolin e tij në skemën e trajnerit të ri Rolando Maran dhe ëndrrën për të luajtur në Premier League: “Shumë mirë u ndjeva, nuk më pëlqejnë intervistat. Besoj se kemi luajtur ndeshje shumë të mirë. Më erdhi pak keq se nuk shënova golin në minutën e dytë. Duhet ta kisha realizuar patjetër. Kur ma dha krosimin Hysaj, nuk e pashë. Erdhi me pak vonesë, ndoshta duhet ta godisja me kokë. Roli? Fazën difensive e bëja si sulmues. Kur kishim topin isha si numër...
Burimi:
telesport.al