Medon Berisha mund të bëjë histori me Leçen, mesfushori kuqezi dëshiron të lërë gjurmë
Adriatik BALLA Lojtari i përfaqësueses së Shqipërisë, Medon Berisha, shihet si një nga lojtarët më interesantë të Leçes për sezonin 2026/2027. Mesfushori shqiptar ka kaluar dy vite të vështira për shkak të dëmtimeve muskulore, por cilësitë e tij teknike dhe paraqitjet që ka bërë kur ka qenë në dispozicion kanë bindur klubin italian se ai mund të jetë një nga “përforcimet” më të rëndësishme të verës. Leçe mund të ketë gjetur përforcimin e parë për sezonin e ri pa pasur nevojë të ndërhyjë në merkato. Emri është ai i Medon Berishës, mesfushorit shqiptar që tashmë është pjesë e projektit verdhekuq, por që kërkon një rikthim të plotë pas një periudhe të komplikuar me dëmtime. Futbollisti 23-vjeçar ka kaluar dy sezone në elitën italiane ku talenti...
Burimi:
sot.com.al